Operacioni në zemër kryhet me sukses, Eriksen lë spitalin: Është fantastike të vizitoj sërish shokët e kombëtares

18 Qershor 2021, 20:00

Christian Eriksen ka lënë ditën e sotme spitalin e Kopenhagenit pas operacionit të bërë në zemër dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Mesfushori i Danimarkës dhe Interit ka marrë veten nga ataku kardiak, ndërsa nuk dihet ende nëse do të luajë më futboll.

Federata daneze e futbollit me anë të një postimi ka sqaruar:

Christian Eriksen u operua me sukses dhe është larguar nga spitali. Gjatë ditës së sotme ai vizitoi shokët e ekipit kombëtar në Helsingor dhe prej andej ai do të shkojë në shtëpi për të kaluar kohë me familjen e tij ".

Po nëpërmjet federatës daneze të futbollit vetë Eriksen është shprehur:

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe, ishte e pabesueshme ta shihja dhe ta dëgjoja. Operacioni shkoi mirë dhe unë po marr veten duke patur parasysh edhe rrethanat. Ishte fantastike vizita te shokët e skuadrës pas ndeshjes së shkëlqyer me Rusinë. Është e kuptueshme që unë do të bëj tifo për ta të hënën kundër Rusisë,"-u shpreh Eriksen.