Operacioni për lirimin e bregdetit, në Durrës evidentohen 7 parcela pa leje, hiqen 290 shezlongë, 141 çadra

30 Qershor 2021, 12:06

Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë",  Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.