Operacioni për lirimin e hapësirave bregdetare, procedohen 8 administratorë subjektesh në Vlorë! Hiqen 132 shezlongë dhe 66 çadra

1 Korrik 2021, 10:15

Tetë administratorë subjektesh pa leje që operonin në vijën bregdetare të Vlorës, janë proceduar penalisht. Aksioni "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave në bregdet të zaptuara pa leje, filloi dje në të gjithë vendin, ndërsa në Vlorë u shtri në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë.