Operacioni ‘Revanshi’/ Arrestohet në Nikël Marklen Haka, i gjendet edhe armë zjarri! Akuzohet për vrasje në tentativë ndaj Durim Bamit

6 Shtator, 16:27

Marklen Haka, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ për një sërë akuzash të rënda penale, është arrestuar në rrugën që të çon për në Nikël, Krujë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema. Marklen Haka, pjesë e ‘Bandës së Niklës’ akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.