Një prej emrave të dalë deri më tani si të arrestuar nga super operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, është edhe ai i prokurorit të Vlorës Maksim Sota. “Shpirti” prangosi prokurorin i cili për një periudhë të gjatë drejtoi Prokurorinë e Vlorës, i cili aktualisht është lënë në 'arrest shtëpie'. Arsyeja pse Sotës i është caktuar kjo masë e lehtë sigure burimeve për Report Tv është sepse ka një fëmijë të sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Karriera
Sota e ka nisur detyrën në krye të të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010 dhe ka qëndrua aty deri në vitin 2019, një periudhë me problematikë të theksuar për kriminalitetin.
Sota ka qenë kandidat për tu bërë pjesëtar i SPAK, por nuk arriti ta realizonte ëndrrën e tij, përkundrazi është prangosur nga ky institucion.
Prokuroi Sota ende nuk e ka kaluar vettingun. Ai po hetohej prej viti, por ende nuk ka dalë në seancë dëgjimore, pasi në 2019 u shkëput me leje të KPK-së për t'u kthyer sërish në 2020-ën.
Pasuria
Në aspektin e pasurisë, prokurori Maksim Sota të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes por edhe nga shitja e pasurisë së patundshme.
Sota rezulton pronar i 390 m2 arë+ truall dhe i 7500 m2 arë, në Lushnje, dhuruar nga babai i tij.
Bashkëshortja e tij ka blerë në vitin 2007, 5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë dhe e ka shitur në vitin 2014 me vlerën 6 000 000 lekë.
Në vitin 2017 ai ka blerë një automjet BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 Në vitin 2017 ai ka blerë një automjet BMV me vlerë 1 200 000 lekë dhe po në të njëjtin vit ka shpenzuar për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Maksim Sota.
Viti 2006 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësore , përfituar nga ligji 7501.
Autoveturë Mercedez Benz, 2 700 euro.
Viti 2006 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 193 537 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 120 000 lekë.
Viti 2007
Llogari bankare në emër të subjektit deklarues dhe bashkëshortes, 400 000 lekë.
Bashkëshortja ka blerë 5 000 m2 tokë me vlerë 100 000 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi, 300 000 lekë dhe 2 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 988 995 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 400 000 lekë.
Viti 2008
Automjet BMV, me vlerë 4500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 970 753 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 125 000 lekë dhe nga leja e lindjes 103 738 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 930 013 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Vlorës, 136 000 lekë dhe nga leja e lindjes 60 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 15 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga shitja e automjetit BMV 4500 euro.
Blerë Mercedez Benz, 700 000 lekë.
Gjendje kesh në shtëpi 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 281 299 lekë.
Vit 2011
Llogari bankare 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 509 653 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në një universitet privat në Vlorë, 40 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 136 600 lekë.
Viti 2012
Shtesë në llogarinë bankare, 574 112 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 958 029 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si pedagoge në universitetin e Vlorës, 448 234 lekë.
Viti 2013
Shtesë në llogarinë bankare, 26 480 77 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 284 090 lekë.
Viti 2014
Shitur 5 000 m2 tokë në Krutje të Lushnjes, 6 000 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankarë, 66 880 34 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 106 604 lekë.
Bashkëshortja ka blerë automjet Fiat Panda me vlerë 2 500 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 5 046 euro.
Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 317 584 97 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga interesat bankarë, 84 434 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 881 250 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 3 768 euro.
Pensioni i invaliditeti për djalin dhënë nga shteti italian, 6 102 euro.
Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes, 1 930 23 lekë.
Viti 2016
Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 390 m2 arë+ truall në Lushnje.
Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë në Lushnje.
Prindërit i kanë dhuruar subjektit deklarues 3500 m2 arë në Lushnje.
Shtesë në llogarinë bankare 2 000 000 lekë.
Gjendje kesh 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 148 538 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 20 658 euro.
Të ardhura nga interesat bankarë, 40 378 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, dërguar nga xhaxhai i saj në USA, 808 56 euro.
Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.
Viti 2017
Të ardhura nga shitja e Benzit, 300 000 lekë.
Blerë automjeti BMV, 1 200 000 lekë.
Shpenzime për rikonstruktimin e pjesshëm dhe mobilimin e banesës në Krutje, 6 189 163 lekë.
Gjendje kesh ne banesë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 200 927 lekë.
Të ardhura nga interesat bankarë, 46 004 lekë.
Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 1 961 34 euro.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 227 670 lekë.
Të ardhura nga interesat bankarë, 23 398 lekë.
Kartë krediti me vlerë 1 500 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si pension invaliditeti nga shteti italian, 9 287 86 euro dhe 279 66 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Instituti kombëtar i providencës sociale në Itali, 7 275 80 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Agri Farm, 1 331 euro