Operacioni 'Shpirti', Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar, afron Shqipërinë me BE! Çuçi: Pastrim nga ata që s'meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese

2 Korrik 2021, 14:04 | Përditesimi: 2 Korrik 2021, 14:04

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka konsideruar operacionin një "proces pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese"

KT/Shqiptarja.com