Nuk do të jenë në parlament në shtator, por heqja e herësit nga Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet fitore edhe e deputetëve të opozitës së re, që një vit më parë, iniciuan listën e hapur. Myslym Murrizi, i cili edhe iu drejtua Kushtetueses për të shfuqizuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor, e quajti vendimin e një dite më parë, prishje të një pjese të pazarit të 5 Qershorit Rama-Basha. “Sa janë alarmuar dje hartuesit e strategët e 5 qershorit se nuk hyjnë dot më në këtë sallë. Është hall koke për të pas një karrige në këtë sallë më çfarëdo pafytyrësie, por ja erdhi dita. Unë nuk kam të njëjtin hall me ju, nuk është arsyeja e mbajtjes së mandatit që dua të jem në këtë sallë më çdo kusht, por për t'i dhënë vlerë votës sovrane e Gjykata Kushtetuese dje ua përplasi surratit qelbsinllëku e gatuar në këtë sallë”, tha Murrizi. Por nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese shton shpresat që në parlament të futen më të votuarit nga qytetarët, Ralf Gjoni, risolli në vëmendje blerjen e votës, që, sipas tij, përsëri mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve. Një kërkesë për të krijuar mekanizmin, ku qytetari zgjedh vetë deputetin, e pati edhe Rudina Hajdari në fjalimin e saj të fundit në parlament. “Sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar dhe jepini shqiptarëve atë që i meriton duke ia lënë atyre në dorë që të zgjedhin deputetët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë për qytetarët shqiptarë dhe kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë me disa kolegë për hapjen e listave të deputetëve në zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Hajdari. Për shumicën socialiste vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u duk surprizë. Elisa Spiropali u përqendrua te opozita e re në shtator, që me shumë gjasë do të duhet të bashkëpunojë për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshime të tjera, por edhe për të zgjedhur presidentin e ri. Edhe Partia Demokratike nuk ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse më 24 korrik të 2020, Lulzim Basha, i shoqëruar nga të gjithë krerët e partive aleate, kërkoi hapjen 100% të listave.
Opozita e re në Kuvendin bosh: Heqja e herësit, fitorja jonë! Murrizi e Hajdari: ‘kushtetuesja’ prishi pazarin Rama-Basha
Video të tjera
-
Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke
30 Prill, 11:41 -
Lezha përgatitet për sezonin turistik, kryebashkiaku Ndreu: Fokusi te pastërtia, ndjekje penale për ata që do të shkaktojnë ndotje të mjedisit
30 Prill, 11:35 -
Gara për kreun e PD/ Përfaqësuesi i Alesia Balliut mbërrin në selinë blu për të dorëzuar kërkesën për kandidim
30 Prill, 11:31 -
Gara për kreun e PD/ Përballë Berishës vetëm një mjeke, Mereme Sela dorëzon kërkesën për kandidim
30 Prill, 10:57 -
Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit! Sot është në fuqi neni ‘Berisha’, kryetari duhet të jetë ‘non grata’
29 Prill, 23:00 -
Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!
29 Prill, 22:59 -
Inaugurimi i Komisariatit të Krujës, kryepolici Hita: Të goditet krimi, parandalim i kultivimit të hashashit dhe armëve pa leje
29 Prill, 20:29 -
Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, Report Tv zbardh udhëzimin: S’lejohen të dënuarit me vendim të formës së prerë! Salianji mbetet jashtë gare
29 Prill, 19:18 -
Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura! Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët
29 Prill, 18:46 -
Lapaj kthen vëmendjen te referendumi, dorëzon në KQZ kërkesën për formularët: Shfuqizojmë dy ligje!
29 Prill, 16:43 -
SPAK edhe hetim pasuror Ballukut, kontrolle te familjarët, sekuestrohen celularë e dokumente! Dërgon letërporosi jashtë vendit
29 Prill, 16:41 -
Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate
29 Prill, 16:25 -
Interes i shtuar për Paketën e Maleve’ në Mirditë, kryebashkiaku: Janë më shumë se 200 aplikime
29 Prill, 15:03 -
Balliu i shkon Metës në qeli: Po i vështirësojnë qëndrimin! E vetmja gjë që kërkon është që seancat të jenë publike
29 Prill, 14:58 -
Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës
29 Prill, 14:21 -
Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate
29 Prill, 13:23 -
Malaj: Paketa e Paqes fiskale në fuqi brenda majit! Do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve
29 Prill, 13:02 -
Programi 'Pas Shkolle', Kumbaro: Projekte të tilla kanë 10 vite që zhvillohen, kemi bërë investime të rëndësishme
29 Prill, 12:19 -
LIVE - Prodhimi i anijeve në Pashaliman
29 Prill, 12:14 -
Persona me shami pranë shkollave, Kumbaro: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë, po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë
29 Prill, 11:29