"Opozita është bërë leckë", Ndreca përplaset me Hazizajn: S'ka frymë, ne s'do rrimë pa punë

25 Janar, 22:45

Deputeti i PS Plarent Ndreca dhe avokati Sokol Hazizaj kanë pasur një diskutim në Frontline në Report Tv sa i përket Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Hazizaj: Sot diskutohet për Reformën Zgjedhore. Me kë do ta bësh reformën. Ti e bërë opozitën leckë.

Ndreca: Do e bësh me ata që janë në parlament

Hazizaj: Opozita para se të jetë numra është frymë. Sa kohë opozita nuk ka frymë

Ndreca: Do të thotë të rrimë pa punë ne të mos bëjmë punët tona.  Jo pa qëllim e dëgjoj me respekt por s’dua të futem në argumenta teknikë se biem dakord. Jo politikisht. Diskutimi politikisht është në faktin e qasjes politike dhe të sjelljes politike. E kemi bërë SPAK sikur është në një vend tjetër. E thashë që në fillim që ai ka bërë atë që nuk e ka bërë askush.