Opozita largohet nga mbledhja, Rushaj: Zgjatja e vettingut të diskutohet me ndryshimet kushtuese të propozuar nga ne, PS s'do! Kjo është e palogjikshme

1 Nëntor 2021, 15:13 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 15:13

Opozita largohet nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin ku po diskutohet zgjatja e afateve të vettingut. Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha jashtë Kuvendit se mazhoranca nuk do që të trajtoje së bashku ndryshimet kushtetuese të zgjatjes së afateve të vettingut dhe ndryshimet që propozon PD, por do t’i trajtojë ato veçmas.

“Këtu po flitet për një konsensus që ka nevojë për të dyja palët, por nuk pihet dakord për të shtyrë dy ditë një mbledhje ku do të diskutohen këto ndryshime. Se kur i mbaron rroga 14 rrogave që merren me vettingun nuk është prioritet i shqiptarëve. Ne themi jemi gati t’i diskutojmë pasnesër sa kohë diskutohen në tërësi ndryshimet kushtetuese, mazhoranca refuzon. Po propozohen ndryshimi i disa neneve i një ligji dhe ne kërkuam që pasnesër të hapet diskutimi dhe të vijohet normalisht me kalendarin, por PS do t’i diskutojë nismat e ndara, e palogjikshme”, tha Rushaj.

KT/Shqiptarja.com