Opozita protestë para PE, Tabaku zbulon skenarët e 23 tetorit: Informim për situatën politike në vend! Kaosi në Kuvend ishte një shenjë revolte

18 Tetor, 16:03

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, ndërsa do të jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku depuetja e PD Jorida Tabaku zbuloi skanenarët e protestës.

“Grupi Parlamentar i PD është duke ngritur shqetësimet që po ngre edhe këtu në Tiranë edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe është një fushatë ndërgjegjëimi që do të vijojë edhe më kolegë të Parlamentit Europian. Do të jetë informim për atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë dhe cilat janë kauzat kryesore që ka opozita”, tha ajo.