Opozita u rikthye në Kuvend dhe shpëtoi mandatet, Basha sherr me Ballën, Braçe: Ik mos na bëj si trim këtu

20 Dhjetor 2018, 17:59

TIRANE-Seanca e Kuvendit e nisur sot në orën 10:00 është shtyrë për në orën 18:00 të pasdites pas incidenteve në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama (lexo këtu). Seanca e sotme shënoi thyerjen e bojkotit dhe rikthimin e opozitës në Kuvend. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar (lexo këtu), pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet (lexo këtu). Ndërkohë që në rendin e ditës janë disa pika të rëndësishme, mes të cilave; dekreti i presidentit për buxhetin që pritet të rrëzohet nga shumica. 

Rrëzimi i Vitore Tushës, e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH, emërimi nga qeveria i tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve ish-ministri i PD Bode, projektligji për policinë e shtetit, miratimi i statusit të dëshmorit, por edhe votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu. Nesër do të zhvillohet një tjetër seancë plenare, ku pritet që të rrëzohet drafti i PD për vettingun në politikë. Ndërkohë që sot jashtë Kuvendit u zhvillua një protestë nga PD (lexo këtu). 

    No videos found.