Flakët 'përpijnë' ullishtet në Patos, rrezikon disa sera me domate! Zjarr edhe në Pogradec

21 Shtator 2021, 19:59 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 19:59:55

Një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre, ferra dhe të mbjella është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen "Uznovë" në Berat. Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderushme me shkurre, ferra e të mbjella dhe i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave të lagjes ku më së shumti jetojnë familjet e komunitetit rom.