Ora e debutimit të ëndërruar po afron, Vllaznia e vajzave gati për Real Madridin! Futbollistet: E dimë vështirësinë, por kemi vlerat tona

19 Tetor 2022, 16:28

Ora e debutimit të ëndërruar po afron. Vllaznia e vajzave do të presë të enjten në Loro Boriçi Real Madridin për grupet e Champions League, ndërsa trajneri shkodran Nikolin Jaka premton se do synojnë surprizën e madhe. Nga ana tjetër futbollistët e dinë vështirësinë e ndeshjes, por thonë se do ta përballojnë me kurajo.