Paralajmërimi që i erdhi botës nga e shkuara për fenomenet që po jetojmë sot

29 Tetor 2021, 10:55 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 11:55

Në një intervistë në ‘Rreze Dielli” kryeredaktorja e shtëpisë botuese Pegi, Aida Baro sjell botimin më të fundit ‘ Oriksi dhe Krejku’. I botuar për herë të parë më 2003, Margaret Atëood na çon në një të ardhme që tashmë është tepër aktuale dhe aspak “letërsi distopike e spekulative”, siç u cilësua asokohe. Me të njëjtën përzierje profecie dhe satire shoqërore me të cilën shkroi “Rrëfenjën e shërbëtores”, Margaret Atëood na dhuron një roman të mprehtë paralajmërues për të ardhmen e njerëzimit dhe për të sotmen e tij.

MC/Shqiptarja.com