Oriz me ananas nga zonja Albana

20 Shtator, 11:04

ORIZ ME ANANAS nga zonja Albana 

Përbërësit:

2 filxhanë çaji oriz kokërrgjatë

½ ananas në kubikë

½ lugë kafe hudhër e grirë

1 lugë gjelle qepë e thatë e grirë

2 lugë gjelle qepë e njomë e grirë

2 lugë gjelle bizele të ngrira

1 lugë gjelle rrush i thatë

1 majë luge spec djegës

6 karkaleca të qeruar

1 omletë të prerë në rripa

1 lugë gjelle koncentrat perimesh

1 lugë gjelle salcë peshku

½ lugë kafe kerri 

1 lugë gjelle fara susami

Përgatitja

Orizin e shplajmë 2-3 herë në ujë, e lëmë të kullojë, e ziejmë.

Skuqim bashkë qepën, specin djegës, karkalecat për 2 minuta me zjarr të mesëm. Shtoni në tigan koncentratin e perimeve, salcën e peshkut, bizelet e ngrira, kasjus. Shtohet orizi deri sa të marrë ngjyrën në unifromë. Shtohet mishi I thatë dhe ananasi.

E vendosim te zhgualli I anansit, pasi kemi hequr frutin e brendshëm. Vendosim bishtat e grirë të qepës së njomë, vezën në rripa dhe fara susami.

 

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha