Orkestra e Harqeve Sigal ‘ngjit’ klasikët në Odeon të Pogradecit, rrëfehet Dizdari: 10 vjet që shkojmë në mbarë Shqiptarinë

20 Gusht 2022, 17:41

Vera Turistike Pogradecare gjallërohet mbrëmjen e së premtes nga tingujt e klasikëve. Orkestra e Harqeve Sigal improvizon në sheshin “Odeon” të qytetit një koncert shumëngjyrësh... me pjesëza të shkëputura nga “Suita” e Bah, “Zërat pranveror” të Shtraus, “Serenata” e Moxart e mbi të gjitha  nga kompozitori i periudhës romantike Shubert.