Pa forcat Renea dhe hodhi çantën nga dritarja e lokalit, policia prangos 27-vjeçarin në Fier, kapet me pistoletë me dy karikatorë

16 Qershor 2021, 09:56

Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Gjatë operacionit të Reneas, është arrestuar Indrit Hoxhaj (Kuçi). Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Fier. Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 27-vjeçar, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.