Pa 'iu dridhur fare qerpiku', Genc Pollo filmon votën për kreun e PD në mes të Tiranës! I kënaqur se mbylli 'misionin'

13 Qershor 2021, 18:31 | Përditesimi i fundit: 2021-06-13 18:48:39

Në këto pamje, të siguruara nga kamera e Report Tv shikoni se si një prej personaliteteve më të rëndësishme të Partisë Demokratike i konsideron 'një lojë' zgjedhjet për kreun e ri të forcës së tij politike.

Genc Pollo pasi ka votuar në degën nr. 2 të Partisë Demokratike në Tiranë shihet qartë se filmon votën e tij duke u ndier i kënaqur me 'misionin' që sapo e përfundoi me sukses.