42 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Po ashtu policia ka pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt. Sakaq janë goditur edhe 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.