Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit në vend! U hiqet leja e drejtimi 39 shoferëve

9 Shtator 2021, 16:05 | Përditesimi: 9 Shtator 2021, 16:05

11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.       

r.k./Shqiptarja.com