Pa patentë dhe të dehur në timon arrestohen 12 drejtues mjetesh! Gjobiten 1788 shoferë makinash

25 Korrik 2021, 16:33 | Përditesimi: 25 Korrik 2021, 16:33

12 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë rrugore gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  

Policia njofton se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

LR/Shqiptarja.com