Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 9 shoferë, gjobiten 1666 drejtues mjetesh

11 Gusht 2021, 16:48 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 16:48

Përgjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 9 drejtues mjetesh nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sakaq janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

KT/Shqiptarja.com