Pa rrugë dhe ujë, fshati Janjar në Konispol, vite pa investime! Banorët: Nuk po jetojmë dot, jemi lodhur nga premtimet

5 Gusht 2021, 17:08

Në këtë rrugë lëvizin vetëm zetorët. Nga shkëmbinjtë kanë rënë gurë dhe e gjithë gjatësia mbushet me pluhur.

Në Janjar të Bashkisë së Konispolit qarkullimi me mjete të vogla është i pamundur. Fuoristradat e rralla mund t’u vijnë në ndihmë banorëve.