Pa Trumpin, rivalët republikanë sulmojnë njëri-tjetrin në debatin e parë të fushatës zgjedhore

24 Gusht 2023, 14:34

Kandidatët republikanë presidencialë shkëmbyen sulme në debatin e tyre të parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, teksa tentuan ta zinin pozitën si kandidati kryesor pas atij që që mungonte, Donald Trumpit. Ish-presidenti i SHBA-së e përqeshi debatin në një intervistë të regjistruar paraprakisht, por të publikuar në të njëjtën mbrëmje me debatin, më 23 gusht.