Pa vaksinë dhe test negativ, 4 zyrtarë të administratë publike në Gjirokastër nuk lejohen të hyjnë në zyrë

7 Janar 2022, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2022-01-07 14:53:42

Katër punonjës në administratën publike në Gjirokastër nuk janë lejuar të futen sot në zyrat e tyre nga Inspektorati Shëndetësor, për shkak se nuk dispononin certifikatën e vaksinimit apo testin e PCR. Kontrollet e Inspektoratit Shëndetësor kanë nisur që prej datës 4 janar, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve se punonjësit e administratës dhe ata të supermarketeve e qendrave tregtare, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo test PCR.

Drejtuesi i Inspektoratit Shëndetësor Gjirokastër, Edi Sinojmeri tha për Report Tv se punonjësit që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit apo test PCR, nuk do të lejohen të futen  në zyrë. Ai theksoi se nga e hëna e javës që vjen do të kryhen inspektime dhe do të merren masa administrative përkatëse për personat që nuk dorëzojnë dokumentacionet përkatëse e po ashtu edhe pe institucionet që nuk i raportojnë.