Pa zhurmën e armëve dhe frikës së vdekjes, fëmijët afganë tashmë të sigurt kanë filluar lojën në ambientet e hoteleve që janë akomoduar prej disa orësh në qytetin bregdetar, Durrësin.
Dy fëmijë, të pashqetësuar kanë dal në natyrë dhe po luajnë në kangjellat e ballkonit të hotelit.
Ndërsa një tjetër del, rregullon flokët jashtë derës së hotelit.
Në një video tjetër të siguruar nga Report Tv, shihet një familje afganësh, me plaçka nëpër duar që po i drejtohen dhomës së tyre për të gjetur qetësi pas “stuhisë” së përjetuar ditët e fundit.















