Padi 100 faqëshe në Gjykatë për një media, Bollino: E paguar nga ministra, ish ministra e ‘Foltorja’! Denoncoj fenomenin e ‘killerave mediatikë’, s’paguaj gjoba!

4 Prill 2023, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2023-04-04 14:12:51

Fenomeni i killerave mediatike duhet të marrë fund dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është rruga ligjore. Ky ishte mesazhi i gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino sot nga Gjykata e Tiranës ku njoftoi se dorëzoi një padi ndaj një mediaje online, e cila e bullizon prej 7 vitesh. Bollino tha se padia 100-faqëshe është për një media e cila financohet nga të gjitha palët politike, edhe nga ministra e ish-ministra të kësaj mazhorance.