Padia për shpifje ndaj Braçes, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin socialist

3 Qershor, 13:02 | Përditesimi: 3 Qershor, 13:02

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, pas padisë së ngritur kundrejt tij për shpifje.

Ai ishte paditur nga biznesmeni Anduel Cekrezi që pretendonte se deputeti e ka ofenduar në rrjete sociale.

Në gjykatë avokati Elis Bilali teksa po lexonte konkluzionet përfundimtare tha se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas avokatit, deputeti ka bërë postime kundër Çekrezit ku në thelb ishte diskriminimi.

I.M/Shqiptarja.com