Pak më shumë se 24 orë nga afati i regjistrimit të kandidatëve PD ende pa vendim se si do të shkojë më 14 Maj! Mblidhet Kryesia, alternativat në tavolinë

26 Mars 2023, 19:22 | Përditesimi i fundit: 2023-03-26 20:58:31

Nesër në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë. PD është në limitet e kohës dhe ende s'ka një vendim. Bardhi propozon të garojnë vetëm për këshilla dhe kandidatë në disa bashki. Kryesia ka filluar mbledhjen rreth orës 18:00. Po diskutohet propozimi i Bardhit, si edhe mundësia që të dalin me kandidatë në të gjitha bashkitë dhe të lënë vetëm ato në të cilat është arritur konsensusi në degët lokale për të mbështetur kandidatin e primareve.