Stadiumi ‘Air Albania” është gati për të mirëpritur të gjithë dashamirësit e artit dhe muzikës së mirë për të dëgjuar, këngëtarin Ermal Meta i cili sot do të realizoi koncertin e jetës.
Për shkak të numrit të madh të personave që do të shijojnë sonte koncertin, përveç stolave të stadiumit, në qendër të tij janë vendosur edhe karrige. Ajo çka vërehet është vendosja harmonike dhe në përputhje me masat anti-COVID e tyre.