Pak pas protestës me Himin Kombëtar kundër ndalimit të muzikës, policia ‘zbarkon’ në bizneset në Vlorë

18 Korrik 2021, 22:50 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 22:50

Në orën 22:00, kur muzika duhet të fiket nga të gjitha bizneset, si një nga masat anti-Covid, policia ka zbarkuar në lokalet në Vlorë.

Pak pas protestës, ku të gjitha lokalet vendosën me zë të lartë Himnin Kombëtar, efektivë të shumtë policie janë parë përgjatë bizneseve në Vlorë, të cilët kanë shkuar që t’u kërkojë biznesve që të fikin muzikën.

LR/Shqiptarja.com