Paketa e Rezistencës Sociale, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Nga nesër nis shpërndarja e pensioneve të indeksuar dhe bonusi 3 mijë lekë

31 Mars 2022, 20:13 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 20:13

Nga nesër do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha në Report Tv se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%, ndonëse ishte parashikuar të indeksoheshin me 2.6%. Ai shpjegoi se kjo është masa e marra nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë shtresave më vulnerabël me qëllim për të përballuar rritjen e çmimeve.

Sh.Sh/Shqiptarja.com