Palafitet në Lin, zbulohen gjurmë banesash 7600-vjeçare, arkeologu: Mendohet të jetë më e madhja në Ballkan

27 Gusht 2022, 08:59

Në javën e katërt të ekspeditës në Lin të Pogradecit, arkeologët kanë rënë në gjurmë të zbulimeve të reja. Vendbanimi afro 7600-vjeçar palafit, në këtë zonë, mendohet të jetë më i madhi në Ballkan. Arkeologu nënujor Ardian Anastasi rrëfen për zbulimet më të fundit.