PAMJE TË RËNDA/ Sherri me armë në club, del VIDEO nga vrasja në Kosovë!

6 Gusht 2023, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2023-08-06 21:17:38

Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në një lokal në qendër të kryeqytetit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë mbrëmjen e djeshme. 

Kastriot Ramadani vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve. Policia bën të ditur se të plagosurit Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti po marrin trajtim mjekësor, ndërsa prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimin për përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar edhe 4 gëzhoja. Një prej personave të përfshirë në ngjarje është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysi Geci.