Pamjet e shpërthimit me 200 gram tritol në Shën Petersburg, klientja i ofroi blogerit rus ‘dhuratën’ me lëndën plasëse

2 Prill 2023, 20:27

Ky është momenti i shpërthimit në lokalin e Shën Petersburgut ku humbi jetën blogeri rus Vladlen Tatarsky pasi u fut 200 gram tritol nga një kliente.

Fasada e godinës është dëmtuar ndërsa ende nuk ka një pretendim për një përgjegjës. Gjatë vitit të kaluar, Tatarsky kishte marrë pjesë gjithashtu në ngjarje në Kremlin. Në një rast ai kishte postuar një video ku thoshte “do të vrasim aq sa të duhet”.

Sipas rikonstruksioneve të para nga mediat ruse, blogeri ishte në kafene për një takim me publikun kur një grua i ofroi një kuti dhuratë që përmbante një statujë por që brenda kishte sasinë e tritolit.