PAMJET/ Majmuni në Sauk panik tek të moshuarit në azil! Institucionet “ping-pong”, pronari 1 mijë euro kush e kap

5 Qershor, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2024-06-05 15:59:56

Një situatë sa komike aq edhe me nevojë për ndërhyrje po ndodh prej rreth 1 muaji në Sauk të Tiranës, me një majmun që endet rrugëve agresiv duke frikësuar banorët. Së fundmi, majmuni ngjalli panik kur hyri për 24 orë në një azil dhe detyroi drejtuesit të ngujojnë brenda të moshuarit. Institucionet ia kalojnë kompetencat njëri-tjetrit se kush duhet ta kapë majmunin, i cili besohet se ka pronar një banor të zonës