Pamjet me dron/ 7 ditë në ‘pushtetin’ e flakëve, zjarri në masivin pyjor të Pishporos në Fier shkakton një katastrofë mjedisore

2 Tetor 2023, 10:46

Zjarri në masivin pyjor të Pishporos në Fier ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore. Një sipërfaqe prej më shumë se 500 ha është djegur nga flakët, ndërsa zgjidhja e vetme për të shuar zjarrin ishte ndërhyrja nga ajri, e cila u realizua sot pas 7 ditësh.