Pamjet me dron, rrënojat e helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian

20 Maj, 07:34 | Përditesimi i fundit: 2024-05-20 19:04:37

Në këto pamje me dron të shpërndara nga media shtetërore iraniane tregojnë rrënojat e helikopterit me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Raisi. 
Siç shihet edhe në pamje, helikopteri i rrëzuar është bërë copë-copë dhe fatkeqësisht presidenti iranian, ministri i Jashtëm dhe personat e tjerë që ishin në bord humbën jetën. 
Në pamje shihet ‘bishti’ i helikopterit pranë një toke të djegur në kodrën ku u rrëzua helikopteri.