Pamjet me dron, Tërbuni nën ‘mëshirën’ e zjarrit, tymi i dendur mbulon pyllin me pisha! Vija e flakëve arrin në 10 km

7 Shtator, 15:01 | Përditesimi: 7 Shtator, 15:01

Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ndërsa era përhap me shpejtësi flakët.

Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë si mbi pyllin e pishave ngrihet tym i dendur.

E konsideruar si pasuria më e madhe pyjore që kishte Puka, Tërbuni  tashmë po kthehet në një siperfaqe pa gjelbërim.  Zjarri po përpin atë çfarë mbeti nga zjarret e fund gushtit të këtij viti.

Ndërhyrje nga ajri nuk u realizua për shkak se në zona të tjera veç pyjeve po rrezikohen dhe banesa, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë në malin mbi qytetin e Pukës duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll as këndin e zjarrit ku janë përqendruar. Terreni ka pamundësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa e gjithë përpjekja po bëhet me mjete rrethanore, çfarë ka sjellë dhe mungesën e rezultatit për shuarjen e flakëve.

Vija e zjarrit është përhapur në më shumë se 10 kilometër. Zjarri po i afrohet lagjes Pezhve në qytetin e Pukës, ku rrezikohen shtëpi të pabanuara.

E.H/Shqiptarja.com