Një banor i pallatit 5-katësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi, duke treguar se është detyruar të hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar.
Ai shprehet se ka marrë ndihmë mjekësore në spital pasi i ka rënë dera në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në kushte të vështira, pasi ka mbetur pa banesë.
















