Panaire, retro dhe gara mes makinave elektrike, spektakël i motorsportit në Tiranë! Piloti: Mezi e prita këtë ditë

27 Tetor 2023, 21:21

Për herë të parë në Tiranë u organizuan garat e makinave elektrike ku morën pjesë pilotët më të shquar shqiptarë. Në ditën e dytë të ‘Automotive Fair Albania’ përveç panaireve të motosportit pati edhe adrenalinë që mblodhi të apasionuar të automobilizmit dhe njerëz të thjeshtë në sheshin ‘Nënë Tereza’.