Panairi i Torinos/Mesazhi i fortë i Kadaresë: Ne popull i vjetër, e ardhmja me BE

19 Maj 2023, 12:37

Dita e parë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, u çel këtë të enjte me mesazhin sensibiluzues të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Përmes një videoje ai foli për Shqipërinë si vend i vjetër evropian i shekullit të XV-të, dhe e konsideroi të padrejtë që ky fakt mohohet, ose lihet në harresë. Po ashtu, Kadare nënvizoi faktin se Shqipëria është nga ato vende evropiane që ka botuar letërsi edhe në gjuhën latine, traditë që duhet sipas tij të rikthehet