Pandemia rriti numrin e pelikanëve kaçurrel në Lagunën e Karavastasë

2 Korrik 2021, 09:03 | Përditesimi: 2 Korrik 2021, 09:03

Pandemia e koronavirusit ka sjellë një gjë më të mirë në Lagunën e Karavastasë, ku gjendet ishulli i “pelikanit kaçurrel”, një monument natyror. Autoritetet thonë se është rritur numri i pelikanëve, ndërsa laguna është e vetmja pikë folezimi për “pelikanin kaçurrel” në Shqipëri. Globalisht, “pelikanët kaçurrel”, apo siç njihen ndryshe pelikanët dalmatë, klasifikohen si specie në prag të të qënit të rrezikuara për t’u zhdukur.

KT/Shqiptarja.com