Panik në alpet italiane: 3 të plagosur, 100 persona të bllokuar si pasojë e defektit në teleferik

30 Dhjetor, 17:20 | Përditesimi: 30 Dhjetor, 17:20

Sipas autoriteteve italiane, një kabinë e teleferikut nuk arriti të frenonte siç duhet gjatë hyrjes në stacionin malor dhe u përplas me barrierën ndaluese. Si pasojë, tre persona u plagosën lehtë, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve, mes tyre edhe fëmijë, u evakuuan me helikopterë shpëtimi.

I.M/Shqiptarja.com