Papa Klementi XI, ati i shenjtë me gjak shqiptari

23 Korrik 2021, 18:57

Më 23 korrik të vitit të largët 1649 lindi në Urbino të Italisë Gjon Françesk Albani. Ashtu u thirr ai në pagëzim nga prindërit dhe klerikët arbëreshë, por vite më vonë në pragun e shekullit të 18-të, ai do të bëhej Papa Klementi XI, kreu i Kishës Katolike të Romës dhe sundimtari i Shteteve Papnore. Ashtu u thirr ai në pagëzim nga prindërit dhe klerikët arbëreshë, por vite më vonë në pragun e shekullit të 18-të, ai do të bëhej Papa Klementi XI, kreu i Kishës Katolike të Romës dhe sundimtari i Shteteve Papnore. Këtë detyrë të lartë e mbajti nga 23 Nëntori 1700 deri në vdekjen e tij në 1721. Papa Klementi XI ishte papa i 243-të, që la gjurmë të thella në historinë e Italisë e të Vatikanit. Ishte Papa që ngriti ura miqësie dhe paqeje mes popujve të Europës e Ballkanit, ura që u rezistuan shekujve.