Papa Leone XIV i dhuron Rubios një stilolaps prej druri ulliri: Bima e paqes!

7 Maj, 21:38 | Përditesimi: 7 Maj, 21:38

Gjatë vizitës së Marco Rubio në Vatikan, u shkëmbyen dhurata midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe Papa Leo XIV.

Rubio i dhuroi Papës një objekt të vogël prej kristali në formën e një topi futbolli dhe iu referua pasionit të njohur të Leo XIV për Chicago White Sox: "Je tifoz i bejsbollit, por kjo mban vulën e Departamentit të Shtetit", tha Rubio. "Çfarë i sjell dikujt që ka gjithçka?" e pyeti Sekretari i Shtetit i SHBA-së Leonen.

Nga ana e tij, Papa i dhuroi Rubios një stilolaps të bërë nga druri i ullirit: "Pema e ullirit është padyshim bima e paqes", tha Leone. Ai gjithashtu i dhuroi diplomatit amerikan një libër me ilustrime mbi veprat e artit të Vatikanit.

A.M/Shqiptarja.com