Papare e aromatizuar nga zonja Albana

27 Tetor 2022, 10:22

Papare e aromatizuar

Përbërësit:

  • Bukë e ndenjur
  • Gjalpë / vaj ulliri
  • Djathë miks
  • Erëza të ndryshme

Përgatitja:

Tresim gjalpin me pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë erëza të ndryshme dhe në fund djathë të grirë.