'Paqe' frike mes Barcelonës dhe Atletico-s, Realit i bie në dorë shansi i artë! Napoli rikthehet bindshëm te fitoret

8 Maj 2021, 19:43 | Përditesimi i fundit: 2021-05-08 19:50:35

Supersfida e javës së 35 në La Liga mes Barcelonës dhe Atletico Madrid është mbyllur në barazim 0-0. Ky rezultat nuk ka lënë të kënaqur asnjë nga palët, pasi Barcelona humbi rastin për të marrë kryesimin 3 javë para fundit të kanmpionatit, ndërsa Atletico Madrid pavarësisht se mban vendin e parë rrezikon ta humbasë në rast se Real Madrid fiton kundër Sevillia-s të dielën.

Aktualisht skuadra e Simeone-s është e para me 77 pikë, 2 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, ndërsa më pas vjen Real Madrid me 3 pikë më pak se kundërshtarët e qytetit.Në Seria A Napoli është rikthyer në garë për të siguruar një vend në Champions League. Pas barazimit me Cagliarin skuadra e drejtuar nga Gatusso ka mposhtur 1-4 Spezia-n. Ndeshjen e zhbllokoi Zielinski, më pas Osimhen realizoi ‘dopietë’ para se Lozano të vuloste shifrat përfundimtare të takimit. Momentalisht Napoli ndodhen në vendin e dytë me 70 pikë, 1 më shumë se Atalanta, Juventus dhe Milan.