Paqe në Rrogozhinë, Egnatia 1-1 Partizani! Homazhe dhe këngë për Dwamenan

23 Nëntor 2023, 16:03

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të. Dueli nuk ishte si gjithë të tjerët, teksa gjithçka nisi në minutën e 24-t, aty ku u ndal më 11 nëntor. Kjo datë do jetë në memorien e tifozëve në Shqipëri, pasi kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital në moshën 28-vjeçare.