Para se të plagoste inxhinierin e ERE në Tiranë, efektivi takoi gruan e nipin! Debate e tensione, bashkëshortja pranoi tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë

21 Gusht, 11:32

TIRANË- Para se të plagoste me 6 plumba inxhinierin e ERE, efektivi Erjon Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga ngjarja, ndërsa takimi mes tyre është zhvilluar në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, mes debateve e tensioneve të shumta.

Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, evidentohet se takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ndërsa rreth drekës efektivi ka plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte, dhe ka plagosur Lorenc Kostën. Në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet jetonte edhe Kosta.

    No videos found.